Petrovska nga Sofja: Realiteti i ri i sigurisë në Evropë kërkon kohezion dhe siguri të shtuar kolektive

Realiteti i ri i sigurisë në kontinentin evropian kërkon kohezion dhe bashkëpunim, ndërsa siguria jonë qëndron në sigurinë kolektive të aleatëve tanë të NATO-s, pasi ne jemi NATO, tha ministrja Petrovska gjatë vizitës së saj zyrtare në Sofje, transmeton Portalb.mk.

Petrovska tha se leksioni i përbashkët i nxjerrë në tre muajt e fundit është se vetëm kur të gjithë aleatët e NATO-s flasin në një zë, kur qëndrojmë së bashku dhe punojmë së bashku, vetëm atëherë mund të garantojmë sigurinë tonë. Ministrja përshëndeti vendimin e Bullgarisë për të pritur grupin e betejës shumëkombëshe të NATO-s.

Duke pasur parasysh situatën e sigurisë në Evropë, Petrovska tha se ajo që nevojitet për momentin është integrimi i plotë dhe unitet.

“Anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në NATO nënkupton siguri dhe stabilitet i shtuar jo vetëm për vendin tonë, por edhe për fqinjët tanë, përfshirë Bullgarinë, e cila ka një aleat në një pjesë të kufirit të saj perëndimor”, tha ministri.

Ministrja porositi se në takimin e ardhshëm ministror të NATO-s, si dhe në samitin e liderëve në Madrid, do të diskutohet për disa dokumente të rëndësishme për Aleancën – agjenda NATO 2030 dhe Koncepti i ri Strategjik i Aleancës. Ajo informoi se Qeveria mbetet e përkushtuar ndaj shpërndarjes së drejtë të shpenzimeve në kuadër të Aleancës dhe rritjes së qëndrueshme të buxhetit të mbrojtjes, i cili deri në vitin 2024 duhet të arrijë nivelin prej 2 për qind të bruto produktit të brendshëm.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button