Tetova rrugët plot me gropa, Komuna në pritje të kompanisë që do të kryejë sanimin (FOTO)

Disa nga rrugët kryesore dhe ato dytësore në Tetovë janë në gjendje të mjerueshme dhe me plotë gropa. Situata e tillë paraqet problem për lëvizjen e lirë të qytetarëve dhe rëndon edhe më shumë problemin me kaosin në trafik. Komuna premton se që nga momenti kur do të ketë kontratë me ndonjë kompani për sanim të rrugëve, me urgjencë do të fillojnë punët, shkruan Portalb.mk.

Në foto-galerinë më poshtë të siguruar nga Portalb.mk, mund të shihen disa nga rrugët anësore të shkatërruara, ndërsa imazhet e tilla fatkeqësisht janë të pranishme edhe në rrugë tjera.

This slideshow requires JavaScript.

Për sanimin e rrugëve për këtë vit, siç bëjnë të ditur nga Komuna e Tetovës janë ndarë rreth 300 mijë euro apo rreth 20 milion denarë. Por, për atë se kur do të shpenzohen këto para, gjegjësisht, kur do fillojë sanimi i gropave apo rikonstruimi i plotë i rrugëve dytësore, nga Komuna e Tetovës nuk ka një datë konkrete.

“Po të gjithë janë procedura formale të tenderimit, ne jemi në fazën e përzgjedhjes së kompanive të cilat do të merren me mbushjen e gropave dhe sanimin e rrugëve. Nga momenti kur do kemi një operator ekonomik- kompani e cila do të ketë kontratë me komunën do të bëjmë një plan urgjent operativ të realizimit me urgjencë të sanimit të rrugëve”, tha Bilall Kasami duke shtuar se nga java e ardhshme do të fillojë rikonstruimi me asfalt i rrugës 161.

 

Rikujtojmë që periudhën e kaluar nga dhjetori e këndej, në qytet u sanuan disa gropa, por problem nuk u zgjidh. Aktualisht duke u rikonstruuar janë rruga “Strasho Pinxhur” dhe bulevardi “Bllagoja Toska“.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button