Instituti Ekonomik – Shkup do të shënojë jubileun e 70 vjetorit themelimit

Instituti Ekonomik – Shkup si njësi e Universitetit “Shën “Kirili dhe Metodi” në Shkup, do të shënojë 70 vjet nga ekzistenca e tij. Me këtë rast, më datë 18.05.2022, Instituti organizon një ceremoni të veçantë. Në ceremoni, krahas drejtorit të Institutit Ekonomik, prof. Dr. Zoran Janevski, do të flasë edhe rektori i UKM-së, prof. Dr. Nikolla Jankulovski, si dhe ministrin e Arsimit dhe Shkencës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Jeton Shaqiri, transmeton Portalb.mk.

Në kuadër të shënimit të jubileut të rëndësishëm – 70 vjetorin e ekzistencës, Instituti Ekonomik do të nënshkruajë EDU marrëveshje partneriteti me Datalab MK, firmë për mbështetjen e kompanive në procesin e transformimit digjital. Bëhet fjalë për kompani që bashkëpunon me disa institucione arsimore në rajon, duke u ofruar atyre akses në mjetet moderne për funksionim operacional.

Bashkëpunimi i Institutit të Ekonomisë me Datalab, bazuar në licencimin e softuerit të biznesit Pantheon ERP, është planifikuar të rezultojë në ngritjen e një Laboratori për transformimin digjital. Datalab dhe Instituti i Ekonomisë, krahas bashkëpunimit për qëllime arsimore, do të ofrojnë në treg një paketë shërbimesh tregtare për subjektet e biznesit në vend, duke shfrytëzuar burimet maksimale që kanë në dispozicion.

Në kuadër të ceremonisë me rastin e 70 vjetorit të institutit, Instituti Ekonomik do të shpërndajë falënderime për fakultetet dhe institucionet shkencore nga vendi dhe jashtë tij, duke përfshirë: Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministrinë për Punë të Brendshme e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Mirënjohje do t’u ndahen kompanive dhe institucioneve private me të cilat Instituti Ekonomik – Shkup ka pasur bashkëpunim të suksesshëm dhe afatgjatë. Mirënjohje do të ndahen edhe për studentët që në periudhën 2017-2020 kanë marrë titullin master me mesatare të lartë dhe sukses të dukshëm të programeve të studimit të ciklit të dytë në Institutin Ekonomik.

Manifestimi do të mbahet më 18.05.2022 (e mërkurë) me fillim nga ora 11:00 në hapësirat e M6 të Qendrës edukative Shkup.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button