Sonte super dueli, Brazil – Itali

Sot vazhdojnë garat në Kupën e Konfederatave, ndërsa do të kemi një super duel, të dy kombëtareve gjigante. Nën kampionët e Evropës, Italia dhe superfuqia botërore, Brazili do të dalin në mejdan. 

Mirëpo ajo që është më interesante, se e përditshmja sportive “Mundo Deportivo”, media shumë e afërt me klubin e Barcelonës, i kushton yllit më të ri të katalanasve Neymar kryetitullin në numrin e sotëm. 

“Forza”, është titulli që ka zgjedhur gazeta për yllin e Brazilit, që sot në mbrëmje do të përballet me Italinë e Cesare Prandellit në ndeshjen që vendos edhe venin e parë në grupin A të Kupës së Konfederatave.

“Mundo Deportivo” kërkon të karikojë Neymar që në dy ndeshje ka shënuar dy supergola, ndërkohë që të dy ekipet do të kërkojnë fitoren në mënyrë që të evitojnë Spanjën në gjysmëfinale.

Lajme të ngjashme

Back to top button