Ukraina: Rusia sulmoi Kievin gjatë vizitës së Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së

Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmitry Kuleba, deklaroi se sulmi i fundit raketor rus në Kiev ka qenë gjatë një vizite të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, raporton Anadolu Agency (AA).

“Rusia sulmoi Kievin gjatë vizitës së Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres dhe kryeministrit bullgar Kirill Petkov në kryeqytetin ukrainas. Rusia po zbulon edhe një herë qëndrimin e saj ndaj Evropës dhe botës me këtë barbarizëm të urryer”, shkroi Kuleba në Twitter.

Zëvendës shefi i kabinetit të presidentit të Ukrainës, Mikhail Podolyak, theksoi gjithashtu se Rusia qëlloi me raketa qytetin gjatë vizitës së Guterres në Kiev.

“Një ditë më parë, ai ishte ulur në një tavolinë të gjatë në Kremlin dhe sot dëgjohen shpërthime mbi kokën e tij. A është kjo një kartolinë nga Moska. A është Rusia ende në Këshillin e Sigurimit të OKB-së?” tha Podolyak.

Raketat u lëshuan mbrëmë në lagjen Shevchenkivsky në Kiev, kryeqyteti i Ukrainës.

Anton Gerashchenko, këshilltar i Ministrit të Punëve të Brendshme të Ukrainës, tha se raketat ruse goditën ndërtesat ku jetojnë civilë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button