Greqia e hoqi certifikatën evropiane për hyrje në vend

Greqia përkohësisht e heq certifikatën e obligiueshme evropiane për vaksinim, vërtetim për kalim të Kovid-19 ose test negativ për hyrje në vend, shkruan MIA, njofton Portalb.

Nga Ministria e Shëndetësisë në Greqi njoftuan se Komisioni kompetent i epidemiologëve në takimin e sotëm ka rekomanduar heqjen e masave në fjalë, pas çka të gjitha rekomandimet janë pranuar nga Qeveria.

Nga Ministria e Shëndetësisë së Greqisë shtojnë se detajet do të sqarohen në vendimin e ri ministror i cili do të publikohet në Gazetën Zyrtare të Greqisë.

Qysh para dy javëve, ministri i Shëndetësisë njoftoi se prej 1 majit deri më 31 gusht përkohësisht do të shfuqizohet edhe certifikata e detyrueshme për hyrje në gati të gjitha objektet e mbyllura në vend.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button