Varhelyi: Duhet të punojmë për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian

Kryeministri Edi Rama po zhvillon një konferencë për mediat me Komisionerin e Bashkimit Evropian për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, raporton Klan. Gjatë fjalës së tij, Varhelyi është shprehur se plani i investimeve nuk ka mbetur thjesht një plan dhe ide, por është duke u vënë në zbatim.

Oliver Varhelyi: Vizita ime në Tiranë më dha një mesazh të fortë që plani i investimeve nuk është një plan por ka filluar të investohet siç duhet. Pamë në Qytetin Studenti dy projekte të rëndësishme. Rikonstruktimi i këtyre ambienteve është gati, por ne nuk mund të fillojmë nga festime përsa kohë na duhet 5 orë për të udhëtuar nga Shkupi drejt Tiranës dhe për këtë arsye mbështesim korridorin e 8-të  dhe pa këtë nuk do të ketë ndërlidhje për Ballkanin Perëndimor sepse kjo lidhje mungon. Kjo do të krijojë rrugë të reja dhe investime të reja.

Varhelyi theksoi se Shqipëria ka qenë një partner i rëndësishëm në Këshillin e Sigurimit.

Oliver Varhelyi: Ne diskutuam dhe luftën e provokuar të Rusisë në Ukrainë dhe kjo luftë duhet të marrë fund. Ne vlerësojmë rolin e rëndësishëm që po luan Shqipëria sepse ka qenë përkrah nesh dhe ka lehtësuar pjesën më të madhe të punës në Këshillin e Sigurimit, është treguar një partner i rëndësishëm i yni.

Ajo që mund të ju them është se ne duhet patjetër të përdorim gjithçka që kemi në dorë. Ne nuk mund të kemi një luftë në Evropë dhe Evropa të mos përdorë të gjitha për të vendosur stabilitetin në Ballkanin Perëndimor. Është e vërtetë që në këtë proces ne shikojmë stabilitet, por dhe mund të vendosim stabilitetin afatgjatë në Ballkanin Perëndimor. Ne duhet që ketë vendim ta marrim në tryezë dhe të ecim përpara me punën. Unë po bashkëpunoj me miqtë tanë bullgarë dhe maqedonas. E vlerësoj durimin e Shqipërisë. Objektivi ynë është që kjo punë të kryhet gjatë presidencës franceze.  

Komisioneri i Bashkimit Evropian për Zgjerimin theksoi po ashtu çështjen për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, për të cilën tha se duhet të fillohet të punohet.

Oliver Varhelyi: Çështja e vërtetë ka të bëjë me anëtarësimin e Shqipërisë në BE dhe duhet të fillojmë të punojmë drejt anëtarësimit të vendit në BE dhe duhet të punojmë për integrimin e vërtetë në terren. Dhe integrimi i vërtetë në terren nuk ka të bëjë vetëm me procesin, por ka të bëjë me mënyrën se si ne do ta ndryshojmë realitetin në terren jo vetëm nga aspekti ekonomik, por edhe nga ai shoqëror dhe si ne do të integrojmë Shqipërinë në mënyrë efikase në BE. Ne nuk duhet t’i heqim sytë nga ky angazhim i përbashkët.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button