Rritje e rrogës dhe kompensime gjatë punës së natës dhe të dielave, paralajmëroi Kasami për zjarrfikësit

Kryetari i Qytetit të Tetovës, Bilall Kasami, ka paralajmëruar rritje të pagës për zjarrfikësit e këtij qyteti, duke përfshirë edhe kompensime gjatë punës së tyre te dielën dhe në ndërrimin e natës, transmeton Portalb.mk.

“Paga e zjarrfikësve profesional për shkak të llojit dhe natyrës së punës që e kryejnë është rritur për 20 % më shumë se paga e të punësuarve të tjerë me përgatitje profesionale adekuate për vendin e punës në administratën komunale, në pajtim me nenin 13 të ligjit për zjarrfikësit”, deklaroi Kasami.

Ai paralajmëroi kompensime të shpenzimeve për ushqim në lartësi prej 20 % nga rroga neto mesatare në RMV e paguar në vitin paraprak për ata që punojnë në ndërrimin e natës dhe shtesë e pagës prej 50 përqind për çdo orë të kaluar ditën e fundit të javës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button