RMV, Osmani: Synojmë për vlera demokratike dhe liberale

Synojmë  për vlera demokratike dhe liberale, tha ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani gjatë takimit të sotëm të shkurtër që në Manastir e kishte me kryeministrin bullgar Kirill Petkov dhe kolegen e tij, ministren e Punëve të Jashtme të Bullgarisë Teodora Gençovska, shkruan MIA, njofton Portalb.

Osmani dhe Petkov i konfirmuan përpjekjet e përbashkëta të cilët vendin e çojnë drejt Bashkimit Evropian.

“Unë jam në komunikim me ministren, ndërsa sot kishim mundësi të bisedojmë edhe me kryeministrin. Ajo që e flas unë për dokumentin, në fakt është për dokumentin portugez i cili ende është bazë për arritje të marrveshjes që është prezantuar në forma të ndryshme, non pejperë, tekste, ide të këmbyera gjatë kësaj periudhe, megjithatë konsideroj se ky propozim mbetet në thelbin e gjtjes së zgjidhjes që është e pranueshme për të dyja palët”, tha Osmani.

Sipas Osmanit, komenti i djeshëm i MPJ-së bullgare i dedikohej marrëveshjeve të së ashtuquajturës pako 5+1 i cili që në Riga vitin e kaluar janë dorëzuar, gjegjësisht, siç thotë, janë prezantuar pastaj ajo që në shkurt kishte komente të tyre lidhur me këtë tekst.

“Megjithatë, këto çështje janë më pak të rëndësishme. Është e rëndësishme që të vazhdojë komunikimi. Dukshëm, siç thashë, edhe në Bullgari kjo shkaktoi mjaftueshëm qëndrime të ndryshme madje edhe në korniza të koalicionit. Pozicionet e tona janë të qarta. Ne lëvizim në kkorniza të pozicioneve të cilat i kemi në Parlament. Konsiderojmë se propozimi i bashkësisë ndërkombëtare është propozimi i vetëm zyrtar i BE-së i prezantuar përmes presidencës së atëhershme portugeze që u ndërmorr pastaj nga presidenca sllovene dhe më tej mbeti ai dokument – propozimi portugez që ne e kemi pranuar dhe konsiderojmë se duhet të jetë bazë për zgjidhje”, tha Osmani.

Shefi i diplomacisë vlerësoi se këto takime të shpeshta mendoj se munden vetëm ta përmirësojnë këtë dinamikë edhe krahas të gjithë dallimeve.

“Duket se kemi dallime. Kanë dallime partitë brenda në Bullgari, kanë edhe partitë tona. Nuk është e lehtë. Është çështje komplekse, megjithatë ne jemi të obliguar si politikanë t}u sigurojmë qytetarëve perspektivë evropiane madje duke i mbrojtur interesat e tona. Dëshmuam se kumdemi t’i mbrojmë interesat e tona, përndryshe do të kishim zgjidhje që moti”, theksoi ministri Osmani dhe shtoi se qëllimi është që Bashkimi Evropian të bashkohet në këto vlera demokratike dhe liberale drejt të cilët të gjithë synojmë.

Kryeministri bullgar Petkov në takimin e shkurtër me Osmanin i konfirmoi qëllimet e takimeve të shpeshtuara me kreun e lartë të Maqedonisë së Veriut.

“Shpesh takohemi. Kemi detyra të qarta dhe tani duhet të krijojmë kushte që ato të avancohen. Të gjithë besojmë dhe jemi fuqishëm të bindur se ardhmëria evropiane e Maqedonisë së Veriut është e rëndësishme për stabilitetin në Ballkan. Unë besoj në këtë dhe Qeveria jonë beson në këtë, dhe do të vazhdojmë në mënyrë operative të veprojmë për detyrat të cilat ia kemi dhënë vetes”, deklaroi Petkov.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button