RMV, 193 gjoba për shkelje të rregullave në trafik

Ministria e Punëve të Brendshme informoi se gjatë ditës së djeshme në territorin e Shkupit janë shqiptuar gjithsej 193 gjoba për shkelje të rregullave të trafikut, prej tyre: 40 janë për tejkalim të shpejtësisë, 12 për vozitje pa leje dhe 8 për automjete teknikisht të parregullta, njofton Portalb.

Sipas MPB-së janë shqiptuar edhe 9 gjoba për përdorimin e telefonit, 8 për kalim në të kuqe në semaforë, 6 për automjete të paregjistruara dhe 3 për vozitje në gjendje të dehur.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button