Finlanda sot do të fillojë debatin për anëtarësim në NATO

Finlanda sot do të fillojë debatin që mund të çojë në aplikimin e vendit për anëtarësim në NATO brenda disa javësh, raporton BBC, transmeton Portalb.mk.

Raporti, i bërë me kërkesë të qeverisë dhe i publikuar sot, shqyrton mjedisin “thelbësisht të ndryshuar” të sigurisë, sipas Ministrisë së Jashtme finlandeze mbi procedurën që do të duhet të kalojë në parlament.

Fillimi i debatit publik është planifikuar për një javë më vonë, thekson BBC.

Deri së fundmi, shumica e finlandezëve nuk dëshironin anëtarësimin në NATO, por pushtimi rus i Ukrainës i detyroi ata të rishqyrtojnë pikëpamjet e tyre. Sondazhet e fundit tregojnë se shumica tani mbështet anëtarësimin në Aleancë.

Një ditë pas sulmit në Ukrainë, Rusia paralajmëroi Finlandën dhe Suedinë se ishte kundër anëtarësimit në NATO.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button