Nikolla Gruevski dhe Sasho Mijallkov u shpallën në listën e zezë të SHBA-së, edhe pesë tjerë të përfshirë në listën e sanksioneve

Shkeljet ligjore dhe prishja e demokracisë nëpër institucione publike, shoqëruar me korrupsionin, ishin arsyet kryesore pse Departamenti i Shtetit Amerikan i shpalli të padëshiruar Nikolla Gruevskin, Sasho Mijallkovin dhe një politikane nga Bosnja, transmeton Portalb.mk.

“Ne i kemi marrë këto veprime për shkak përfshirjes së këtyre ish-zyrtarëve në korrupsion të konsiderueshëm. Veprimet e tyre minuan sundimin e ligjit, institucionet demokratike dhe proceset publike në të dy vendet, si dhe shkatërruan besimin e qytetarit në qeveritë e tyre”, deklarojnë nga Departamenti i Shtetit, duke theksuar që SHBA-ja me këtë dëshmon se është e përkushtuar në shtrirjen e demokracisë në Maqedoninë e Veriut dhe Bosnjë e Hercegovinë.

Në raport theksohet që Departamenti ka fakte të besueshme që Gruevski dhe Mijallkovi, ka përdorur pushtetin dhe pozitën zyrtare për të ryshfet, përfitime personale, përvetësim të fondeve publike përmes tenderëve dhe ndërhyrje në proceset zgjedhore. Gruevskit, Mijallkovit dhe anëtarëve të familjes së tyre i ndalohet hyrja në SHBA.

Gordana Tadiçi është politikania e përfshirë nga Bosnja e Hercegovina në listën e zezë të SHBA-ve, për shkak ndërhyrjes së politikës në gjyqësor.

Departamenti sqaroi që ka vendosur sanksione ekonomike ndaj shtatë personave nga Ballkani Perëndimor: Nikolla Gruevski dhe Sasho Mijallkov nga Maqedonia e Veriut, Svetozar Maroviç nga Serbia, Ylli Bahri Ndroqi dhe Aqif Rakipi nga Shqiperia, Asim Sarajliç dhe Gordana Tadiç nga Bosnja. Në këtë listë është përfshirë edhe subjekti juridik nga Hungaria I.C.I.C. KFT në lidhje me veprimtarinë e Nikolla Gruevskit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button