Pakistani zgjodhi kryeministrin e ri

Parlamenti i Pakistanit ka zgjedhur ligjvënësin opozitar, Shahbaz Sharif si kryeministër të ri të shtetit, një ditë pasi Imran Khan është rrëzuar në një botë mosbesimi, raporton REL. Shahbaz Sharif, udhëheqës i një koalicioni opozitar ka punuar për të rrëzuar Khanin nga pushteti.

Votimi i mosbesimit kundër Khanit u mbajt pas ndërhyrjes së Gjykatës së Lartë. Ai u përpoq të bllokonte një përpjekje të mëparshme për votimin e mocionit të mosbesimit kundër tij, duke shpërndarë Parlamentin dhe duke bërë thirrje për zgjedhje të parakohshme.

Megjithatë, Gjykata e Lartë e vendit e mbështeti një peticion të opozitës, sipas të cilit veprimet e Khanit ishin jokushtetuese, dhe urdhëroi që votimi të vazhdonte. Kundërshtarët e Khanit ndërmorën hapa kundër tij pas pakënaqësive në rritje me menaxhimin e tij të ekonomisë dhe prishjes së marrëdhënieve me ushtrinë e Pakistanit.

Sharif, 70 vjeç, vjen prej një dinastie të fuqishme politike të Pakistanit. Vëllai i tij më i madh, Nawaz Sharif, ka qenë kryeministër me tre mandate – herën e fundit nga viti 2013 deri më 2017.

Ai udhëheq njërën nga partitë kryesore opozitare të Pakistanit, Lidhjen Myslimane Pakistaneze Nawaz (PMLN).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button