U shtuan rastet e mashtrimeve në Shqipëri, vlera deri në mbi 700 mijë euro

Gjatë vitit 2021 prokuroria hetoi 579 raste mashtrimi. Sipas raportit mbi gjendjen e kriminalitetit në vend, ky fenomen po njeh tendencë në rritje. Mashtrimi me pasoja të rënda shkon edhe në vlera mbi 700 mijë euro.

Qindra qytetarë kanë rënë pre e mashtrimit gjatë vitit që lamë pas. Sipas të dhënave të Prokurorisë së Përgjithshme, kjo vepër penale ka një tendencë në rritje.

Euronews Albania ka siguruar disa prej formave të mashtrimeve të evidentuar gjatë hetimit të rasteve.

Mashtrim me borxhe të pakthyera deri në 7 milion lek apo 45 mijë euro. Një i ri që mashtroi 2 taksistë, jo vetëm duke mos i paguar për dërgimin nga Tirana në Fier por edhe duke i marrë para borxh në mirëbesim me identitet të rremë.

Një pjesë e të skeduarve për këtë vepër penale janë të dënuar më parë, mes tyre edhe femra.

Në mashtrim po përfshihen edhe shtetas të huaj. Italiani Gabriele Tarroni Longinotti akuzohet për mashtrim me pasoja të rënda në dëm të një bashkëkombësi të tij, në vlerën e 730 mijë eurove për një kontratë të import-eksport të mishit nga Mongolia që nuk u realizua.

Një i mitur polak rezident në Shqipëri dyshohet se i zhvati nëpër mjet mashtrimit 35 mijë euro një bashkëkombësi të tij për investim në makina me qira.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button