Pentagoni: Rusët janë tërhequr plotësisht nga Kievi dhe Çernihivi

Pentagoni njoftoi se forcat ruse kanë përfunduar tërheqjen e tyre nga rajonet e Kievit dhe Çernihivit, transmeton Portalb.mk.

“Ata përfunduan tërheqjen në mënyrë me qëllim që përsëri të konsolidohen dhe pajisen në Bjellorusi dhe Rusi. Momentalisht nuk ka trupa ruse në dhe rreth Kievit dhe Çernihivit”, tha zëdhënësi i Pentagonit John Kirby, duke shtuar se Vladimir Putin nuk kishte arritur asnjë nga qëllimet e tij strategjike.

Rusët kanë marrë kontrollin e disa vendbanimeve të vogla, por ende nuk e kanë marrë Kharkivin.

Kjo pason pasi Moska njoftoi se do të përqendrojë përpjekjet e saj në rajonin lindor të Donbasit. Pentagoni thotë se rusët mund të kthehen në Kiev në të ardhmen dhe është e paqartë nëse trupat e tërhequra do të kthehen.

Sipas Institutit për studime të luftës, forcat ruse që tërhiqen nga rajoni i Kievit nuk ka gjasa të rifitojnë efektivitetin e tyre luftarak për ca kohë. Numri i trupave të tërhequr vlerësohet në 24.000.

“Nga 130 batalionet ruse të dërguara në Ukrainë, më shumë se 80 mbeten në vend”, thonë nga Instituti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button