ASH kërkon nga BE ta refuzojë akreditimin e Teuta Arifit për ambasadore

Aleanca për Shqiptarët sot prej para Zyrës së Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shkup, kanë shprehur indinjatën e tyre pas raportimeve se Qeveria ka propozuar ish kryetaren e Tetovës, Teuta Arifi për ambasadore të vendit në BE, gjegjësisht Bruksel, njofton Portalb.mk.

“Arifi është propozuar si ambasadore, duke fyer BE-në dhe rrezikuar më tej të ardhmen evropiane të vendit.  Kujtojmë se Teuta Arifi u ndëshkua nga tetovarët në zgjedhjet e fundit lokale për shkatërrimin që i bëri Tetovës me qeverisjen e saj korruptive për dy mandate. Ndaj Teuta Arifit janë ngritur dy padi penale për vepra korruptive. Ajo ka rregulluar privatizimin e 71,000 m2 të fabrikës SIK Jelak në qendër të Tetovës, për t’i mundësuar oligarkut pro-rus dhe ish-ministrit të Radovan Karaxhiçit, Daka Davidoviç, të fitojë 200 milionë euro në një operacion patundshmëria. Arifi vetë e ka pranuar se ka nënshkruar mbi 800 kontrata fiktive për të shpërblyer aktivistët partiak dhe përkrahësit politik me para të tatimpaguesve. Ajo e ka lënë Komunën e Tetovës me një borxh prej mbi 24 milionë euro, ndërsa buxheti vjetor i komunës është 26 milionë. Dhe për fund, si ish kryetare e Tetovës, ajo duhet të japë llogari edhe për tragjedinë e klinikës Covid ku 14 pacientë humbën jetën në shtatorin 2021”, tha Arben Fetai udhëheqës i departamentit për çështje evropiane në ASH.

Ata kërkojnë nga BE të mos e akreditojnë Teuta Arifin për ambasadore.

“Urojmë dhe besojmë se ambasadori David Geer është i vetëdijshëm për këto gjëra dhe ndanë indinjatën tonë. Megjithatë, si qytetarë të këtij vendi dhe si opozitë, është detyrë e jona që të kërkojmë nga BE që të refuzojë akreditimin e Teuta Arifit. Akreditimi i saj do të ishte sinjal shumë i dëmshëm për drejtësinë, pasi që fitimi i imunitetit diplomatik nga ana e Arifit do të nënkuptonte pushimin e lëndëve të saj penale.  E kjo nuk guxon të ndodh! BE nuk guxon assesi të përdoret si mburojë nga të korruptuarit”, tha Fetai.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button