Osmani: Bota ta dënojë autoritarizmin në Serbi, 6000 shqiptarëve iu mohua votimi

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar ndaj siç ka thënë ajo, mohimit të të drejtës së shqiptarëve në Serbi për të votuar. Ajo përmes një postimi në Twitter ka thënë se sipas raportimeve, 6000 shqiptarëve në Serbi i është mohuar e drejta e tyre themelore për të votuar, transmeton Koha.net.

Kjo sipas saj, për shkak të fushatës së qëllimshme pasivizuese të Serbisë për spastrim etnik përmes mjeteve administrative.

Ajo tutje ka kërkuar reagim edhe nga komuniteti ndërkombëtar.

“Komuniteti ndërkombëtar duhet të dënojë fytyrën e vërtetë të autoritarizmit të Serbisë”, ka thënë ajo.

Koha më herët ka raportuar se të dhënat tregojnë se rreth 6 mijë shqiptarë janë hequr nga listat e votuesve në Serbi, 4 mijë prej tyre nga Medvegja.

Sipas deputetit shqiptar në Parlamentin serb, Shaip Kamberi, pasivizimi që po zbatohet, siç ka thënë, në mënyrë seleksionuese ndaj shqiptarëve, ua pamundëson atyre që të shfrytëzojnë të drejtën e votës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button