Koha që Bashkimi Evropian urgjent të caktojë datën për hapjen e negociatave, vlerësoi Xhaferi

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, gjatë pjesëmarrjes së tij në Konferencën e Lidershipit Ballkanik vlerësoi që ka ardhur koha që të kemi vepra konkrete në procesin eurointegrues të rajonit, transmeton Portalb.mk.

“Është koha që vizioni për ardhmërinë e Evropës të shndërrohet në vepra, procesi i zgjerimit të fitojë në dinamikë ndërsa negociatat për anëtarësim të bëhen realitet”, deklaroi Xhaferi.

Xhaferi vlerësoi që bashkëpunimi inkluziv rajonal është faktor fondamental për partnerët tanë dhe për ne si vende në rrugëtimin tonë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe ardhmëria e gjithë rajonit është pikërisht në të.

“Zgjerimi i familjes evropiane me vendet e Ballkanit Perëndimor paraqet investim strategjik në paqe, demokraci, prosperitet, siguri dhe stabilitet, sidomos tani, në këtë situatë të luftës në Ukrainë, që dëshmon qartë se sa shpejt mund të ndryshojë paqja dhe stabiliteti në rajon dhe të rriten sfidat e sigurisë, ekonomisë, energjetikës dhe tjera në kontinent”, deklaroi kryekuvendari.

Ai theksoi që Bashkimi Evropian duhet urgjent të caktojë datën për hapjen e negociatave, ndërsa çështjet e hapura me Bullgarinë të zgjidhen në formatin që zhvillohet aktualisht.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button