Macron po kryeson sondazhet presidenciale, pavarësisht rritjes së Le Pen

Më pak se dy javë para zgjedhjeve presidenciale, Marine le Pen, kandidatja e ”Rassemblement National” është rritur shumë në sondazhe, ndërkohë që ato vazhdon t’i kryesojë presidenti aktual, Emmanuel Macron, transmeton ATSH.

Kandidati i së majtës radikale të ”Union Populaire”, Jean-Luc Mélenchon ndodhet në vendin e tretë.

Sipas tij sondazheve të Ipsos për llogari të ”Le Monde”, fondacionit ”Jean Jaures” dhe qendrës së kërkimeve politiko-shkencore, CEVIPOF, Le Pen ka arritur në 17,5% të përkrahjes për raundin e parë të 10 prillit duke fituar 1,5 pikë përqindje krahasuar me sondazhin e mëparshëm.

Macron mbetet në krye me 28%, por bie me një pikë përqindje krahasuar me sondazhin e fundit.

Jean-Luc Mélenchon renditet në vendin e tretë me 14% (+2 pikë), përpara kandidatit të  ekstremit të djathtë, Eric Zemmour të ”Reconquete!”) me 11,5% (-1,5 pikë).

Kandidatja e ”Republicains”, Valérie Pécresse është me 10%.

Zgjedhjet presidenciale franceze të 10 dhe 24 prillit janë eklipsuar nga situata e krijuar në Ukrainë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button