Tinejxherë nga Mali i Zi publikuan këngë kundër luftës kushtuar fëmijëve nga Ukraina

Këngëtarët e rinj malazez Milica Radan dhe Komnen Vukoviq, bashkë me korin “De-mol”, më 17 mars kanë publikuar video-spot për këngën e tyre kundër luftës “Vratite nam snove” (Na ktheni ëndrrat) kushtuar fëmijëve nga Ukraina.

“Ndaloni bombat, na ktheni ëndrrat
Lulediellët tona që frikësohen nga errësira.
Ne jemi ushtria e diellit, armata e gëzimit
për shkak nesh planeti qetë le të kthehet”.

“Spoti është publikuar nga shtëpia mediatike “Vijesti”, botues me të njëjtin emër të gazetës ditore, televizionit dhe ueb-sajtit, të cilët ndër më me ndikim në vend.

Autore e tekstit është Marijana Kadiq Bojaniq, ndërkaq muzika dhe aranzhimi është i Danijel Alibabiq.

Në intervistë për Balkansmedia.org Kadiq Bojaniq ka sqaruar se imazhet nga lufta, fëmijët që mbeten pa të afërmit, shtëpitë e rrënuara, kolonat me emigrantë, vuajtjet dhe pasiguria e zgjuan brenda saj mërzinë më të madhe, por edhe dëshirën për të bërë diçka, të paktën, që do ta kuptojnë të gjithë njerëzit me qëllim të mirë dhe do të ndërmarrin aksion.

Nga ana tjetër, në vetë rrënjën e lindjes së mediave në të cilat unë punoj është aktivizmi kundër luftës – që nga Monitori, gazeta, televizioni, portali Vijesti dhe Qendra për Gazetarinë Hulumtuese – themeluesit gjithmonë kanë ngritur zërin e tyre kundër padrejtësive dhe agresionit të të fortëve. Krejt kjo ka bërë që këngën ta shkruaj pothuajse me një frymë, derisa me kolegët dhe kolegët po përgatisja aksionin e ndihmave për fëmijët e Ukrainës…

Kënga për herë të parë është kënduar në Festivalin Ndërkombëtar për Këngë për Fëmijë “Fjolla e dëborës e artë” në Rozhajë.

Festivali për herë të 29-të është mbajtur më 4 dhe 5 mars, gjatë së cilës nata e parë i është kushtuar këngëve vendore, ndërkaq në natën e dytë kanë kënduar edhe fëmijë nga rajoni.

“Vijesti” e shfrytëzojnë për promovim të aksioneve humanitare për ndihmë të Ukrainës, prej të cilave e para ka qenë mbrëmje donatore në Podgoricë më 10 mars, nëpërmjet të cilës janë mbledhur 10.000 euro.

Aksion i ngjashëm, me kërkesë të popullatës lokale është organizuar edhe në Bijello Pole më 23 mars, me qëllim që t’u ndihmohet emigrantëve ukrainas në atë qytet. Në hotelin e atjeshëm “Bijella rada” janë akomoduar 14 familje me 36 anëtarë, të cilët u janë falënderuar qytetarëve lokal dhe bizneseve për iniciativën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button