281 raste të reja me COVID-19 në RMV, 3 persona kanë humbur jetën
Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut publikoi të dhënat për virusin korona në vend brenda 24 orëve të fundit, transmeton Portalb.mk.
Të dhënat janë si vijon:
- Raste të reja: 281
- Riinfektime: 48
- Të vdekur në 24 orët e fundit: 3
- Të vdekur të raportuar nga Termini im: /
- Të shëruar: 285
- Testime: 2.275
Numri i rasteve aktive me Covid-19 në vend është 1.964. Shkupi është qyteti me më shumë raste aktive, i ndjekur nga Manastiri, Prilepi dhe Ohri.
Nga fillimi i pandemisë:
- Të infektuar: 304.326
- Të shëruar: 293.171
- Të vdekur: 9.191
- Testime: 1.946.588
Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/