Mbajtja e zgjedhjeve të Serbisë pa aprovim të Kosovës – jokushtetuese, vlerësojnë nga Qeveria e Kosovës

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka sqaruar qëndrimin e institucioneve të Kosovës për organizimin e zgjedhjeve të Serbisë brenda territorit të Kosovës, pak pasi nga Bashkimi Evropian u shprehën se Kosova ka refuzuar propozimin e shteteve të QUINT-it, r

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, u shpreh të martën se BE-ja shpreh keqardhje për atë që e ka quajtur “vendim të Kosovës për të refuzuar propozimin e QUINT-it, për votimin e serbëve në territorin e Kosovës për zgjedhjet në Serbi”. Ai po ashtu ka thënë se Serbia ka luajtur rol konstruktiv në arritjen e një marrëveshje, ndërsa Kosova ka refuzuar.

Në raportimin në Komisionin për Integrime Evropiane, zëvendëskryeministri Bislimi ka thënë se ka pasaktësi në konstatimin e zëdhënësit të BE-së.

“Mendoj që ka pak pasaktësi në konstatim. Ne nuk kemi thënë që mbajtja e zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë është jokushtetuese, por kemi thënë që mbajtja e zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë pa aprovim të institucioneve të Kosovës, është jokushtetuese. Ne mendojmë që në të kaluarën dhe për këtë ka pajtim dhe konsensus të përgjithshëm edhe brenda vet QUINT-it, zgjedhjet e Serbisë në Kosovë nuk kanë qenë kushtetuese deri më tani”, ka thënë Bislimi, raporton KP.

Lidhur me modelin që është propozuar nga shtetet e QUINT-it, Bislimi ka deklaruar se ka qenë një përpjekje për të shmangur shkeljet kushtetuese që janë bërë në të kaluarën gjatë mbajtjes së zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë.

“Përpjekja e shteteve të QUINT-it ka qenë që të gjendet një modalitet i cili tejkalon atë shkelje kushtetuese që ka ndodhur përpara. Tash jemi me datë 22 mars dhe 3 prilli është pas 11 ditësh, dhe Qeveria e Kosovës nuk ka mundur ta trajtojë një kërkesë që nuk ka ardhur nga Qeveria e Serbisë”, ka theksuar Bislimi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button