Sela kërkon ndihmën e degëve tjera për të sfiduar Thaçi

Partia Demokratike Shqiptare në Strugë funksionon me dy degë, atë të zgjedhur nga Menduh Thaçi, dy javë më parë dhe tjerrën të iniciuar nga Kryetari i Komunës, Ziadin Sela e cila mbrëmë mbajti kuvendin zgjedhor. Sipas Selës, kuvendi erdhi si pasojë e iritimit të shumicës së kuvendarëve të cilën ishin anashkaluar nga kuvendi që organizoi kreu i partisë, Thaçi,transmeton Alsat.

“Kuvendi i degës është organi më i lart partiak në Strugë dhe nga numri i përgjithshëm diku rreth 85 kuvendar, prezent ishin 67 kuvendar dhe kuvendi i degës ishte shumë legjitim për të marr vendim. U diskutua për situatën e krijuar, për periudhën zgjedhore , për shkeljet e rënda statutare që i bën ai që është më i thirruri që duhet ti mbroj këto shkelje, respektivisht Kryetari i Partis Demokratike Shqipatre”, tha Ziadin Sela, Kryetar i Komunës së Strugës.
 
Sela thotë se kuvendi miratoi një sërë konkluzionesh ndër to edhe atë që iniciativa e Strugës të marr jehonë dhe të mbështetet nga të gjithë kuvendet e degëve të PDSH-së.

“Unë i uroji sukses kryetarit të ri të degës së PDSH-së,Suaria Rushiti,i cili ka legjitimitetin e kuvendit të degës së Strugës, për pasoj legjitimitetin e çdo anëtarit të Partisë Demokratike Shqiptare në Strugë dhe rrethin e saji dhe kjo është shumë e rëndësishme se çdo legjitimitet të cilën dikush do ta imponoj nga qendra duke mos qenë aspak anëtar i Partisë Demokratike Shqiptare këtu në Strugë. Kuvendi nxori edhe konkluzione të cilët unë i përshëndes, janë një fillim që iniciativa e Partisë Demokratike Shqiptare në Strugë, të marrë jehonë dhe të përkrahet nga të gjithë degët dhe kuvendet e degëve të gjithë partisë në nivel shteti”, u shpreh Ziadin Sela, Kryetar i Komunës së Strugës.

Përplasjet midis Ziadin Selës dhe Menduh Thaçit,erdhën për shkak të mospajtimit për listës zgjedhore në njësinë e pestë, pasi dega e Strugës e kontestonte kandidaturën e Zija Jonuzit si bartës listë të emëruar nga Menduh Thaçi. Pas kësaj, dega e PDSH-së në Strugë pezulloi çdo aktivitet politik deri pas zgjedhjeve parlamentare. Menjëherë pas zgjedhjeve, Sela i kërkoi Thaçit që të jap dorëheqjen nga drejtimi i partisë për shkak të rezultateve të dobëta. Kërkesa e tij jo vetëm që u kundërshtua, por ai u akuzua për tradhti nga të gjitha anëtarët e tjerë të lartë së partisë.

Lajme të ngjashme

Back to top button