SHBA, ka shkuar në mbi 968 mijë numri i të vdekurve nga COVID-19

Numri i personave të vdekur nga koronavirusi i ri (COVID-19) në SHBA është rritur në 968.331, prej të cilëve 1.858 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, sipas Universitetit Johns Hopkins, transmeton Anadolu Agency (AA).

Numri i të infektuarve deri më tani, sipas të dhënave të universitetit, ka arritur në mbi 79,63 milionë, me 44.758 raste të reja.

Aktualisht, shteti i Kalifornisë është më i godituri në SHBA, me mbi 9 milionë raste të konfirmuara dhe 87.750 të vdekur.

Në SHBA deri më tani më shumë se 254 milionë persona kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19, mbi 217 milionë dozën e dytë dhe mbi 96 milionë kanë marrë doza përforcuese.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button