Diçka e bukur do të ndodh në Tetovë!

Ditën e mërkurë, me 28 Maj 2014 nga ora 10-18 në qendër të qytetit do të ndodh diçka speciale dhe e pa parë më herët në Tetovë. Macedonia Cap Project ka vendosur të bëjë diçka ndryshe për qytetarët e Tetovës.
Me kapakë të plastikës do të vizatohet fotografia e një fëmije që lëviz me karrocë për personat me nevoja të kufizuara. Fotografia do të jetë me përmasa gjigande, 50 metër katror dhe do të plotësohet nga 50 mijë kapak me ngjyra të ndryshme.
Shumë kapakë, ngjyra,muzikë dhe pije për tu dhuruar dashurinë dhe përkrahjen të cilën e meritojnë personat me aftësi të kufizuara. Këto janë disa nga elementet që do të shfaqen atë ditë.
“ E menduam të jetë diçka e madhe pasi qyteti duhet të na njohë më mire dhe t’i ndihmojë misionit tonë. Atë ditë ne do shfaqim dashurinë dhe kujdesin ndaj personave me nevoja të kufizuara dhe gjithashtu do tregojmë në vepër bashkimin e qytetarëve për të ndryshuar gjërat dhe botëkuptimet për këtë kategori njerzish. Apeloj deri te qytetarët që të sjellin kapakët e mbledhur dhe gjithashtu të vazhdojnë grumbullimin e kapakëve. Kjo punë nuk bëhet për interes, por bëhet në emër të mirësis dhe solidarizimit.” shprehet kordinatori i kësaj nisme, Gëzim Qahili.
Nga kjo nismë na njoftojnë se ajo ditë do të jetë festë dhe për të festuar janë marrë të gjitha masat që të jetë sa më e madhe. Gjithashtu në këtë organizim do të jenë prezent edhe përfaqësues të institucioneve, konzullatave dhe kompanive në Maqedoni.
Përndryshe Macedonia Cap Project është nismë humanitare por edhe ekologjike pasi kapakët e plastikës të grumbulluar nga qytetarët i dërgon në riciklim në Turqi dhe në këmbim merr karroca për personat me probleme në lëvizje. Projekti ka filluar që të implementohet në Tetovë nga viti 2012 dhe tani është prezent në shumë qytete të Maqedonisë.

Lajme të ngjashme

Back to top button