RMV, vazhdon trendi i rënies së numrit të të infektuarve, të vdekurve dhe të riinfektuarve

Në periudhën nga data 28 shkurt deri më 6 mars, Instituti i Shëndetit Publik (ISHP) regjistroi vazhdim të trendit rënës të numrit të të infektuarve, vdekjeve dhe riinfektimeve me koronavirus për mbi 30 për qind, transmeton Portalb.mk.

Gjithashtu po ulet edhe numri i të testuarve edhe atë për 9,4%.

Gjatë javës së kaluar janë regjistruar 2 504 raste të reja pozitive nga 34 qytete të vendit, me një rënie prej 32,3% krahasuar me një javë më parë (n = 3,701), dhe përqindja e pozitivitetit varion nga 9,4% në 18,4%, mesatarisht 14,0 %.

Sipas raportit javor të Institutit të Shëndetit Publik, në laboratorët që kryejnë testime molekulare dhe antigjenike për praninë e SARS-CoV-2 janë testuar gjithsej 17,416 materiale, një rënie prej 9,4% krahasuar me javën e kaluar.

Shumica e rasteve të regjistruara janë nga Shkupi (n = 1,418; 56,6%), ndërsa incidenca më e lartë javore është regjistruar në Kavadar – 389,4 / 100 000, Shkup – 312,7 / 100 000 dhe Demir Kapi – 308,6 / 100 00.

Janë regjistruar persona të infektuar në të gjitha grupmoshat. Grupmosha më e zakonshme është mbi 60 vjeç (n = 705, 28.2%). Numri më i ulët është regjistruar në grupmoshën 0-9 vjeç (n = 103; 4.1%).

Krahasuar me javën e kaluar, ka një rënie të numrit të të sëmurëve në të gjitha grupmoshat, me rënien më të dukshme prej 46,9% në grupmoshat 0-9 vjeç.

Sipas algoritmit të ri për shërim, gjatë javës së fundit statusin e “të shëruarit” në kushte spitalore apo në shtëpi e kanë fituar 3511 persona.

Gjatë javës së fundit janë raportuar gjithsej 372 riinfeksione, me rënie prej 31,5% krahasuar me javën e kaluar.

Janë raportuar 44 vdekje në 17 qytete gjatë javës së kaluar, 35.3% më pak se javën paraprake. Pjesa më e madhe janë nga Shkupi (17). Për sa i përket moshës, shumica (n = 42; 95.5%) e të vdekurve i përkasin grupmoshës mbi 60 vjeç, ndërsa vdekjet janë regjistruar në grupmoshën 40-49 vjeç (1) dhe 30-39 vjeç (1).

Përfshirë datën 5 mars 2022, janë vaksinuar gjithsej 871,082 persona me të paktën një dozë të vaksinës COVID-19 brenda dhe jashtë vendit. Plotësisht të vaksinuar (me dy doza) janë gjithsej 850.803 persona, ndërsa me dozën e tretë janë vaksinuar 144.391 persona.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button