Vuçiq qytetarëve: Serbia nuk do të futet në asnjë luftë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se Serbia “as nuk është në luftë, e as që do të futet në një të tillë”. Këtë garanci ai ua dha qyterarëve të vendit të tij, të cilët nëpërmjet një mesazhi në rrjetete sociale i siguroi se nuk ka mungesë të artikujve themelorë, raporton KlanKosova.

“Ju lus të mos bini pre e provokimeve që thonë se nuk kemi mjaftë derivate të naftës, e as ushqime”, porositi ai. “Do të ketë mjaftë ushqim, mjaftë benzin, dhe gjithçka që na duhet në të ardhmen, sepse për to është kujdesur shteti I përgjegjshëm dhe serioz”

“Silluni në mënyrë të zakonshme sikur çdo ditë tjetër, sepse do ta ruajmë paqen, dhe do të shohim se si ta zhvillojmë më shpejt ekonominë serbe”, tha ai.

Reagimi i Vuçiqit vjen pas vendimit të tij që Serbia të mos e dënojë sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button