Bekteshi: Nuk ka krizë për furnizim me derivatet e naftës

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi ka bërë thirrje të mos bëhet panik te qytetarët se do të ketë kufizime për naftën dhe derivatet e naftës, pasi nuk ka krizë për furnizimin me naftë dhe derivatet e naftë, transmeton Portalb.mk.

Bekteshi tha për TV Sitel se, ka rezerva të mjaftueshme si te tregtarët e derivateve ashtu edhe në rezervat e mallrave shtetërore. Sipas tij, në mesin e qytetarëve është krijuar një panik artificial, i cili mund të shkaktojë dëme dhe çekuilibër në treg.

“Inspektorati Shtetëror i Tregut është në terren për të përcaktuar pse krijohet një panik i tillë tek qytetarët, nuk ka kufizime dhe tregtarët nuk mund të vendosin kufizime se sa karburant duhet të përdorin qytetarët”, tha ministri.

Lidhur me deklaratën e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç se me kërkesë të Maqedonisë së Veriut do të dorëzojë 50 mijë ton grurë dhe 25 mijë ton misër, ministri Bekteshi theksoi se Qeveria nuk ka kërkuar grurë dhe misër nga Serbia, siç ka deklaruar president i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

“Qeveria dhe Agjencioni për Rezervat e Mallrave nuk kanë kërkuar grurë nga Serbia, por nëse Serbia dëshiron të na e jape, atëherë ne do ta marrim atë, por duhet të na thonë se kur dhe ku do të na e dorëzojnë”, tha Bekteshi. Ekonomia në vazhdimësi ka importuar grurë dhe misër nga Serbia, por tha se ka sasi të mjaftueshme në rezervat shtetërore dhe në mesin e mullinjve.

Ministri tha se derisa do të ketë sanksione ndaj Rusisë, nuk do të ndihet shumë në Maqedoninë e Veriut drejtpërdrejt sepse tregtia me Rusinë është rreth 1.5% e tregtisë totale me botën, por do të ketë ndikim indirekt në aspektin energjetik. veçanërisht në tregjet europiane.vendi ynë ka 70% të tregtisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button