Kievi dhe Moska u pajtuan për korridoret e evakuimit të civilëve
Këshilltari i Presidencës ukrainase, Mykhailo Podolyak, ka konfirmuar përfundimin e rundit të dytë të negociatave me palën ruse në Bjellorusi, shkruan REL.
“Fatkeqësisht Ukraina nuk ka ende rezultatet që i duhen. Ka vetëm vendime për organizimin e korridoreve humanitare”.
Другий раунд перемовин завершено. На жаль, потрібних Україні результатів поки що немає. Є рішення тільки щодо організації гуманітарних коридорів… pic.twitter.com/rj7Ajyvs6I
— Михайло Подоляк (@Podolyak_M) March 3, 2022
Rusia është pajtuar për të mbështetur idenë e korridoreve humanitare për civilët dhe një armëpushim të mundshëm afër tyre, ka thënë shefi negociator i palës ruse, Vladimir Medinsky.