RMV, tërmet me magnitudë 3.6 u ndje në Manastir dhe rrethinë

Rrjeti sizmik telemetrik i Republikës së Maqedonisë së Veriut, me stacione në Shkup, Vallandovë, Ohër, Shtip dhe Pehçevë, i mirëmbajtur nga Observatori Sizmologjik pranë Fakultetit të Shkencave Natyrore dhe Matematikës në Shkup, sot regjistroi tërmet në orën 15:01, transmeton Portalb.mk.

Epiqendra e tërmetit ndodhi 125 km në jug të Shkupit në kufi me Greqinë fqinje nga zona e Manastirit.

“Tërmeti ka qenë me magnitudë 3.8 dhe është ndjerë më fuqishëm në Manastir dhe rrethinë me intensitet IV-V gradë sipas shkallës makrosizmike evropiane ndërsa në pjesën jugperëndimore të vendit tërmeti është ndjerë me intensitet III-IV të së njëjtës shkallë”, njoftuan autoritetet.

Sipas të dhënave të deritanishme, tërmetet nuk kanë shkaktuar dëme materiale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button