RMV, Ministria kërkoi nga qytetarët dhe shoferët e kamionëve që gjenden në Ukrainë të kontaktojnë për evakuim

Ministria për Punë të Jashtme në Maqedoninë e Veriut ka kërkuar nga shtetasit e saj të telefonojnë në numrin për evakuim, ndërkohë ka kërkuar nga transportuesit që të shmangin sa më shumë udhëtimet nëpër këto vende, transmeton Portalb.mk.

“Ju informojmë se Ministria e Punëve të Jashtme në bashkëpunim me vendet partnere ka siguruar transportin për evakuimin e shtetasve tanë që aktualisht ndodhen në Odesa të Ukrainës. Prandaj, u bëjmë thirrje qytetarëve tanë që ndodhen në Odesa, që të kontaktojnë menjëherë Ministrinë, për të dorëzuar të dhënat dhe për të koordinuar procesin e evakuimit në linjën telefonike +389 75 273 732”, deklarojnë nga MPJ-ja.

Ata sqarojnë që po bëjnë përpjekje që të sigurojnë shtetasit e tyre që gjenden në Harkov dhe Kievë, ndërkohë ka theksojnë që po bëjnë përpjekje për të siguruar disa shtetas që gjenden në Ukrainë si transportues kamionësh.

“Në të njëjtën kohë, u bëjmë thirrje të gjitha kompanive të transportit që të përmbahen nga qarkullimi dhe udhëtimi në Ukrainë, sepse situata është jashtëzakonisht e paparashikueshme dhe institucionet tona nuk mund ta garantojnë sigurinë e tyre”, deklarojnë nga Ministria.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button