Qytetarët duhet të presin deri në verë për rikonstruimin e rrugës “Strasho Pinxhur” në qendër të Tetovës

Rruga “Strasho Pinxhur” e cila lidh qendrën e Tetovës me disa fshatra dhe Komunën e Tearcës që nga tetori i vitit të kaluar është lënë në harresë pasi filloi rikonstruimi dhe u ndërpre. Së fundmi aty janë mbushur gropat por kalimi është përsëri i vështirë për makinat. Qytetarët duhet të durojnë deri në verë që sipas kryetarit të komunës deri atëherë parashihet të mbyllen punimet, që i bie se qytetarëve hapja e punimeve deri në përfundim të kësaj rruge do ju kushtojë rreth tetë muaj, shkruan Portalb.mk.

Ndonëse kjo rrugë është arterie kryesore e qytetit, punimet u ndërprenë nga kryetari aktual me arsyetimin se projekti i asfaltimit nuk plotësonte kriteret dhe u la që të rishikohet dhe të plotësojë standartet e një rruge evropiane.

Së fundmi i pyetur për atë se kur do të fillojnë punimet, Kasami thotë se deri në verë do të mbyllen punimet së bashku me infrastrukturën nëntokësore dhe atë të asfaltimit.

“Rruga Strasho Pinxhur duhet të ketë edhe investime shtesë që kanë të bëjnë me infrastrukturën nëntokësore. Opinioni është i informuar që në momentin që ne e gjetëm investimin në këtë rrugë nuk ishte paraparë kanalizimi fekal dhe rrjeti i ujësjellësit. Jemi në fazë të procedimit të tenderit për këto dy rrjete. Duam që të rregullojmë rrjetin nëntokësor që pastaj të vazhdojë procesi i asfaltimit dhe përmbylljes së punëve në rrugë. Besoj që deri në verë do të kemi zgjidhje përfundimtare dhe do të mbyllet kjo rrugë”, tha Bilall Kasami.

Problemi me gjendjen e rënduar të rrugëve në Tetovë nuk është diçka e re. Në qytet ka rrugë të cilat ende janë jo të rregulluara dhe me gropa, që zakonisht gjenden brenda lagjeve dhe jo vetëm.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button