Horror në rrugët e Kinës, hidhen bomba nga dritaret e veturave (VIDEO)

Të paktën 31 persona gjetën vdekjen dhe më shumë se 90 u plagosën pasi disa terroristë u futën me makinat e tyre në një treg të hapur në Urumqi, në veriperëndim të Kinës, duke hedhur eksploziv nga dritaret e makinës.

Sulmi ndodhi rreth orës 7:50 sipas orës lokale në një rajon që është përballur me sulme të tilla kohët e fundit. Urumqi është një krahinë e banuar kryesisht me ujgurë që i përkasin besimit musliman, dhe sipas raporteve atyre u mohohen të drejtat më elementare për jetë.

Ministria e Sigurisë Publike tha se ky ishte një incident i rëndë terrorist.

Një dëshmitar tha se kishte dëgjuar të paktën 4- 5 shpërthime, ndërkohë që në flakë përfundoi edhe një makinë.

Lajme të ngjashme

Back to top button