Bashkimi Evropian vendosi kufizime ndaj Rusisë

Ministrat e Jashtëm të BE kanë rënë dakord të martën për të vendosur sanksione ndaj Rusisë, raporton EN. Këto kufizime kanë të bëjmë me aksesin në banka dhe tregjet evropiane, raporton “Reuters”.

Pjesë e sanksioneve janë të gjithë anëtarët e Parlamentit rus, të cilëve do t’u ndalohen udhëtimet dhe do t’u ngrihen asetet. Presidentja e KE, Ursula von der Leyen tha se Rusia nuk po respekton detyrimet ndërkombëtare dhe po shkel thelbin e ligjit ndërkombëtar.

“Rusia e ka prodhuar këtë krizë dhe është përgjegjëse për përshkallëzimin e situatës” tha Von del Leyen.

Ajo e cilësoi të drejtë vendimin e Gjermanisë për të ndalur projektin e gazsjellësit Nord Stream 2, duke shtuar se kjo krizë tregoi edhe një herë së Evropa është shumë e varur nga gazi rus.

“Nëse Rusia do të vazhdojë të përshkallëzojë këtë krizë që ka krijuar, jemi gati për të marrë veprime të tjera si kundërpërgjigje”, përfundoi Presidentja e KE-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button