Punëtorët e falimentuar kërkojnë nga Gruevski dhe Ahmeti që të u zgjidhin problemet

Punëtorët e falimentuar në protestën e sotme bënë thirrje që Gruevski dhe Ahmeti të ulen bashkërisht që të na zgjidhin problemin sepse ka padrejtësi jo vetëm ndaj maqedonasve, por ehde ndaj shqiptarëve, turqve, romëve dhe të tjerëve.

Punëtorët e falimentuar fillimisht u grumbulluan para Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë, më pas shkuan para Parlamentit dhe më në fund para qeverisë.

Punëtorëve ët falimentuar para qeverisë u është thënë se kryeministri Nikolla Gruevski nuk mund që t’i pranojë punëtorët e falimentuar për arsye të obligimeve para takimit me sekretarin e përgjithshëm të NATO-së, Rasmunsen.

 Kryesuesja e punëtorëve të falimentuar Liljana Georgievska nga sheshi “Ilinden” i ka bërë thirrje Gruevskit që të mos bëjë dallime te punëtorët e falimentuar sepse ata me vite kanë punuar për këtë vend.
 

Lajme të ngjashme

Back to top button