Muharemi: Asnjë kriminel nuk thotë “urdhëroni prova dhe më arrestoni”, duhet kohë për hetime dhe bashkëpunim me Prokurorinë

“Drejtoria e Policisë Financiare është duke punuar intensivisht në shumë raste dhe në periudhën e ardhshme do të zbardhen disa procedura para hetimore ndaj personave për krime të kryera në periudhën e fundit dhe në të kaluarën”, tha kreu i këtij institucioni Arafat Muharemi, raporton SllobodenPecat, transmeton Portalb.mk.

“Fakt është që pandemia ndikoi në ngadalësimin e hetimeve, por kjo nuk do të thotë se ne fare nuk kemi punuar. Periudha e ardhshme do të jetë interesante sepse do të publikojmë të gjitha hetimet që kemi bërë. Publiku duhet të informohet për gjithçka, dhe ne jemi transparent në këtë pjesë. Do të informojmë për çdo krim që ka ndodhur në kohën e kaluar por edhe tani”, tha Arafat Muharemi, drejtor i Policisë Financiare, i ftuar në emisionin Utrinski Brifing.

Ai theksoi se institucionin që e udhëheq ai nuk ka bashkëpunim të mirë me Prokurorinë për krim të organizuar, që udhëhiqet nga prokurorja publike Vilma Ruskovska.

“Ne kemi bashkëpunim të mirë me Prokurorinë Publike, por jo edhe me Prokurorinë për Krim të Organizuar dhe Korrupsion, por ne nuk dorëzohemi dhe jemi të vendosur të marrim gjithçka që na nevojitet dhe që është nën kompetencat tona për të bërë punën tonë. Unë kam menduar këto dy-tre vite se ku është problemi për mungesën e bashkëpunimit me institucionet tjera përgjegjëse, dhe ende nuk po mundem të nxjerr një përfundim. Nuk e di nëse është çështje sistematike apo personale, por sigurisht kjo mungesë e bashkëpunimit nuk i sjellë dobi shtetit ligjor, ndërsa kriminelëve po”, tha Muharemi.

“Për ngritjen e procedurave për një kriminel duhet kohë dhe hetim i fuqishëm”, potencoi Muharemi.

“Për proceudurimin e lëndëve penale duhet kohë, një kriminelit për tu pasuruar në mënyrë të pa ligjshme i duhet kohë ndoshta dy deri në tre vite, ndërsa neve për ta zbuluar këtë krim të kryer dhe për të kuptuar mënyrën e pasurimit na duhet kohë diku 6 muaj, pra na nevojitet kohë dhe mënyrë e veçantë për të arritur deri te dëshmitë kryesore. Asnjë kriminel nuk thotë urdhëro  prova dhe më arresto. Por, bashkëpunimi me prokurorinë është vendimtar dhe përmes kësaj mënyre bashkëpunuese duhet të përshpejtohen procedurat”, deklaroi Arafat Muharemi.

Ai theksoi se në disa raste kanë kërkuar ndihmë edhe nga Prokuroria për Krim të Organizuar, por nuk e kanë marrë atë ndihmë.

“Në raste të caktuara nuk marrim mbështetje nga institucionet përgjegjëse, edhe se jemi në të njëjtën linjë dhe duhet të kemi bashkëpunim të ndërsjellë”, tha Muharemi.

Ai ka komentuar edhe rastin e manipulimit me tokën nga i punësuari i EVN-së, për të cilin rast ka pasur reagime publike dhe është cilësuar si presion politik, pasi në këtë rast ka qenë i përfshirë babai i një deputeti aktual.

“Rasti me termocentralet EVN-së është në vazhdim e sipër të hetimit, te ne nuk ka ndikime politike, hetime ndaj EVN-së bëjmë shpesh. Por, ky hetim është dashur të mbahej i fshehtë në periudhën para hetimore por persona të caktuar dolën dhe folën për rastin në fjalë. Po të mos kishin folur, çështja do të kishte përfunduar fshehurazi me një dorëzim në Prokurorinë Publike. Nuk kemi vetëm një rast për EVN-në, por ka procese të tjera që besoj se do të përfundojnë së shpejti dhe do të informohet opinioni”, tha Arafat Muharemi, drejtor i Policisë Financiare.

Ai theksoi se ka bashkëpunim të mirë me Komisionin Kundër Korrupsionit dhe Ministrinë e Punëve të Brendshme.

“Ne bashkëpunojmë mirë me Komisionin kundër-korrupsionit, marrim informacione prej tyre për raste të ndryshme, i hulumtojmë dhe i analizojmë dhe më pas e informojmë prokurorinë publike që është përgjegjëse. Në përgjithësi kemi bashkëpunim të mirë me organet shtetërore, dhe për derisa nuk kemi bashkëpunime të tilla përfitojnë vetëm kriminelët. Vlerësoj se duhet më shumë guxim nga ana e Prokurorisë Publike dhe të jemi të suksesshëm së bashku në zbulimin e kriminelëve”, përfundoi Muharemi.

Emisionin e plotë mund ta ndiqni këtu.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button