Regjistri Qendror në Maqedoninë e Veriut e vazhdoi, ndërsa Revizioni akoma nuk e vazhdoi afatin për pranimin e Llogarisë Vjetore

Llogaritë Vjetore për të qarkullimet gjatë vitit 2021 për subjektet juridike, zakonisht duhet të dorëzohen në Entin Shtetëror për Revizion dhe Regjistrin Qendror, ku kjo e fundit ka zgjatur afatin që zakonisht është deri më 28 shkurt, transmeton Portalb.mk.

“Afati përfundimtar për dorëzimin e Llogarisë Përfundimtare në letër do të dorëzohet deri më 10 mars të vitit 2022, me orarin e punës nga ora 08:00 deri 16:00, derisa afati përfundimtar për dorëzimin e Llogarisë Vjetore në formë elektronike do të jetë deri më 25 mars deri në ora 24:00”, sqarojnë nga Regjistri.

Regjistri sqaroi që afati është zgjatur me kërkesën e kontabilistëve dhe për shkak pengesave të krijuara nga pandemia Kovid-19.

“Buxhetet dhe shfrytëzuesit buxhetorë janë të detyruar t’i paraqesin llogaritë përfundimtare në Regjistrin e Llogarive Përfundimtare në Regjistrin Qendror dhe në Entin Shtetëror të Revizionit deri në fund të muajit shkurt dhe t’i publikojnë në faqen e tyre të internetit brenda 15 ditëve nga data e dorëzimit të llogarive përfundimtare”, bëjnë të ditur nga Enti Shtetëror i Revizionit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button