Helmimi nga ushqimi gjatë sezonit të verës

Helmimi nga ushqimet shndërrohet thuajse në një problem të zakonshëm gjatë sezonit të verës, edhe pse përgjatë viteve të fundit vihet re një ulje e ndjeshme e sëmundjeve toksiko-infektive.

Epidemitë nga uji janë më të rralla, ndërsa rrezik mbeten ushqimet që ruhen në frigorifer apo vendet ku gatuhet në mënyrë kolektive dhe për shumë persona.

Edhe pse nisin me simptoma krejt të zakonshme, sëmundjet toksikologjike dhe infektive mund të çojnë deri në humbje jete, në rastet kur nuk trajtohen me seriozitetin e duhur. Helmimet ushqimore në verë shënohen kryesisht si pasojë e temperaturave të larta, të cilat rëndom sjellin edhe dehidratimin e trupit.

Personi që ka probleme të tilla ankohet se ka të vjella, heqje barku dhe rritje të temperaturës trupore. Por çfarë rekomandojnë mjekët në raste të tilla? Konsumimi i sa më shumë lëngjeve, të cilat bënë shpëlarjen e trupit të të sëmurit, si dhe eliminimi i ushqimeve të thata për 4-6 orë.

Kujdesi më i madh duhet të tregohet në restorantet e peshkut si dhe në fast-food-e, ku helmimi nga ushqimi ndodh dyfish më shumë se në ambiente të tjera kulinarie.

Ajo që duhet të bëjë secili prej nesh? Të lajë me ujë të bollshëm ushqimet dhe të konsumojë produkte sa më të freskëta gjatë stinës së verës.

Lajme të ngjashme

Back to top button