Paga minimale në Kuvend duhet të kalojë edhe Komisionin juridiko-ligjvënës

Në Kuvend sot seancë duhet të mbajë Komisioni juridiko-ligjvënës, në rend dite të së cilit me procedurë të shkurtuar është projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për pagën minimale, transmeton Portalb.mk.

Javën e kaluar, paga e re minimale ishte në rend dite të Komisionit për punë dhe politikë sociale.

Pasi të kalojë edhe në Komisionin juridiko-ligjvënës, projektligji duhet të kthehet në seancë plenare për miratim përfundimtar.

Nevoja për miratimin e ligjit nga ana tjetër u votua më 10 shkurt me 101 vota pro dhe asnjë kundër.

Me projekt-ligjin, paga minimale do të rritet nga 15.200 në 18.000 denarë dhe do të fillojë të aplikohet me pagën e muajit mars. Gjithashtu, ndryshon edhe metodologjia për llogaritjen e minimales.

“Me propozim-ndryshimet, ndryshohen kriteret për përshtatjen vjetore të pagës minimale me 50 për qind të rritjes vjetore të pagës mesatare dhe 50 për qind të rritjes së kostos së jetesës sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave (ESSH). Ndryshimet e propozuara parashikojnë që shuma e pagës minimale të mos jetë më e ulët se 57 për qind e pagës mesatare të shpallur nga EShS për vitin paraprak. Me këto ndryshime do të përfshihen rreth 80 mijë bashkëqytetarë tanë të cilët me pagesën e rrogës së muajit mars do të marrin rritje nga 15.200 në 18000 denarë”, tha ministrja e Punës dhe politikës sociale, Jovanka Trençevska gjatë prezantimit të projektligjit në Kuvend më 10 shkurt.

Marrëveshja për pagën e re minimale u arrit më 7 shkurt, pas disa raundeve të negociatave ndërmjet Qeverisë, Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë dhe Organizatës së punëdhënësve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button