RMV, 22 persona kanë ndërruar jetë nga COVID-19, 838 raste të reja

Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë regjistruar 838 raste të reja me COVID-19, 20 të tjerë kanë ndërruar jetë, ndërkaq 1.140 janë shëruar. Nga fillimi i pandemisë numri i të infektuarve ka arritur në 292.660, të shëruarve, 275.948, të vdekurve 891, ndërkaq për momentin ka 7.821 raste aktive, njofton Portalb.mk.

“Gjatë 24 orëve të fundit 20 persona kanë ndërruar jetë: 10 nga Shkupi (69, 73, 76, 77, 77, 80, 81, 83, 84 dhe 85v), 3 nga Tetova (64, 72 dhe 74) dhe nga 1 nga Koçani (70v), Kratova (84v), Kriva Pallanka (71v), Kumanova 68v), Negotina (83v), Prilepi (83v) dhe Strumica (78v)”, informojnë nga MSH.

Sipas regjistrit të të vdekurve me diagnozë COVID-19 nga “Termini Im” janë regjsitruar edhe 2 persona të vdekur nga Shkupi, njëri 77 dhe tjetri 86v.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button