EVN do të investojë mbi një miliardë euro në rrjetin e shpërndarjes

Mbi një miliard investime në kapacitetet e reja të energjisë në sistemin e shpërndarjes, do të realizohen në njëzet vitet e ardhshme. Kjo parashikohet në Masterplanin e EVN Maqedonisë e cila u prezantua sot para zyrtarëve të lartë qeveritarë, kryetar komunash dhe përfaqësues të sektorit të biznesit. 

“Ekipet profesionale të EVN në Maqedoni janë të angazhuar plotësisht për të siguruar furnizim kualitet dhe të shpejtë dhe shërbim modern për të gjithë shfrytëzuesit. Masterplani i cili parasheh investime mbi një miliard euro është vetëm një konfirmim i angazhimit tonë të sinqertë dhe qasje të plotë në arritjen e qëllimeve tona. Përpjekjet tona janë të mundshme vetëm përmes partneritetit dhe bashkëpunimit me të gjitha institucionet relevante dhe sektorit të biznesit dhe sinqerisht shpresoj se do të vazhdojë këtë bashkëpunim të suksesshëm që synon sigurimin e kushteve për zhvillimin e cilësisë”, u shpreh Verner Hengst, Kryetar i këshillit drejtues të EVN Maqedonisë. 

Në punimin e Masterplanit, ekipet profesionale të EVN Maqedoni punuan pesë vite, gjatë të cilave janë marrë parasysh të gjitha të dhënat në dispozicion nga institucionet vendase dhe të huaja, u konsultuan akademikët vendas dhe të huaj, kompanitë energjetike dhe të dhënat personale bazë të EVN Maqedonisë. 

“Modernizimi dhe rritja e kapaciteteve të sistemit të shpërndarjes është thelbësore për investimet e ardhshme. Energjia është qarkullimi i gjakut i secilës ekonomi, prandaj investimi i EVN Maqedonisë do të përmirësojë klimën e biznesit dhe do të ndikojnë pozitivisht në imazhin e vendit”, u shpreh Vlladimir Peshevski, zëvendëskryeministër për Çështje Ekonomike.  

Analizat e Masterplanit tregojnë se nevojat energjetike gjatë njëzet viteve të ardhshme do të arrijnë në një mesatare prej 2% në nivel vjetor. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button