Në Maqedoninë e Veriut është ulur për 20 përqind puna e kompanive që punojnë jashtë vendit

Kompanitë nga Maqedonia e Veriut që kontraktojnë punë nëpër vende të ndryshme evropiane, kanë ulur për 19.4 punën e tyre nëpër vendet evropiane, transmeton Portalb.mk.

“Gjatë periudhës janar – dhjetor 2021 vlera e përgjithshme e punëve ndërtimore të kontraktuara jashtë vendit është 156 214 000 denarë, që është për 19.4 % më pak krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak”, raportojnë nga Enti Shtetëror i Statistikave.

Ndërkohë janë realizuar punime në vlerë prej 134 979 000 denarë, apo 9.3 përqind më shumë se vitin e kaluar.

Më së shumti punime janë kontraktuar për në Gjermani (110 000 000 denarë), Bosnjë dhe Hercegovinë (19 279 000 denarë), Mali i Zi (13 000 000 denarë), Bullgari (10 517 000 denarë), Kosovë (3 024 000 denarë) dhe Serbi (394 000 denarë).

Gjithashtu punime të realizuara më së shumti janë realizuar në Gjermani (90 765 000 denarë), Bosnjë dhe Hercegovië (19 279 000 denarë), etj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button