Yjet e hip-hop-it Eminem, Snoop Dogg, Doctor Dre dhe 50 Cent krijuan spektakël interesant në “Super Bowl 2022”

Legjendat e hip-hop dhe R&B dhuruan një spektakël të paparë deri më tani në pjesën e parë të Super Bowl amerikan, shkruan The Guardian, transmeton Portalb.mk.

Në skenë doli Dr. Dre, producenti më i suksesshëm në historinë e zhanrit rap, si dhe legjendat e hip-hop dhe R&B të viteve të 90-ta si Eminem, Mery G Blidge, Snoop Dogg dhe 50 Cent.

Pak para se të fillonte spektakli, drejtuesit e NBC thanë se kjo mund të ishte shfaqja më e mirë e pjesës së parë të Super Bowl deri më tani.

Performaca filloi me Snoop Dogg i pasuar nga Dr. Dre duke kënduar këngët e paharruara si Next Episode dhe California Love (megjithëse, pavarësisht thashethemeve, hologrami 2 Pac nuk u bashkua me ta).

Pas tyre radhën e kishte 50 Cent, i cili u shfaq nga çatia e njërës prej skenave, duke rikrijuar videon e tij klasike të vitit 2003 për këngën In Da Club. Këndimin e filloi i varur me kokë poshtë. Kësaj performace historike iu bashkëngjit edhe këngëtarja Mary J Blige e cila këndoi hitet Family Affair dhe No more drama, duke ia lënë kështu radhën Kendrick Lamar, i cili i këndoi të famshmet Maad City dhe Alright. Më pas doli Eminem me këngën Lose Yourself, 8 Mile. Në fund, Dr. Dre e përfundoi këtë spektakël duke e nderuar 2 Pac-un, me këngën I Ain’t Mad At Cha.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button