Monumenti i “Newbornit” këtë vit i kushtohet grave

Monumenti i “NEWBORN”-it që ndodhet në kryeqytetin e Kosovës, në këtë përvjetor të pavarësisë t i dedikohet grave, vajzave të sportit, muzikës, filmit dhe të çdo fushe tjetër, transmeton Portalb.mk.

Fisnik Ismanili, kreatori i këtij monumenti tha se mbi të gjitha sivjet ky monument u kushtohet grave të cilat sot ende abuzohen dhe vriten në shtëpitë e tyre dhe para familjeve të tyre.

“Winged Women – Gratë me Krahë, është tema sivjet, ku monumenti NEWBORN, bashkë me krejt juve, kemi me u dhuruar grave krahë. Me i trajtuar të barabarta edhe me ju ndihmuar të ngriten çdo moment”, shkroi Fisnik Ismanili.

Monumenti planifikohet të ngjyroset deri të enjten me 17 shkurt kur edhe shënohet dita e pavarësisë së Kosovës, ku vullnetarë dhe qytetarë do të ndihmojnë në realizimin e tij.

Ndryshe, monumenti “NEWBORN” në shqip, “i porsalindur” është skulpturë tipografike dhe monumenti u prezantua më 17 shkurt 2008, ditën kur Kosova shpalli zyrtarisht pavarësinë e saj nga Serbia. Për çdo vit shkronjat janë ngjyrosur me tematika të ndryshme në përvjetorin e pavarësisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button