Kurse përgatitore falas për provimin e bursave në kolegjin “Jahja Kemal“

Shkolla e mesme private “Jahja Kemal“ njofton se ofron kurse pa pagesë për provimin e bursave për nxënësit e interesuar të cilët duan të vazhdojnë shkollimin e tyre në këtë shkollë, transmeton Portalb.mk.

Orët do të zhvillohen online nëpërmjet platformës ZOOM. Nxënësit të cilët duan të regjistrohen në kurset online duhet të kenë link të autorizuar të zoom-it.

Kurset mund t’i ndjekin vetëm nxënësit e klasës së 9-të të shkollave fillore.

Programi do të zgjasë dy muaj. Në kurs do të ketë orë të IQ-së dhe matematikës.

Ditët e mësimit:

  • Matematikë: e mërkurë ora 16:00.
  •  IQ : e enjte ora 16:00.

Mësimet dot  përsëritet të shtunën nga ora 10:00 deri në orën 12:00.

Në këtë link mund të regjistroheni: https://forms.gle/a8LTsuHpwYpeWUFi9

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button