Kuizi do të mbahet edhe në gjuhën shqipe, nxënësit deri të premten do të mund të aplikojnë

Nxënësit prej moshës 13 deri 15 vjeç, pavarësisht janë në shkollë fillore ose të mesme në Maqedoninë e Veriut, do të kenë mundësi që të aplikojnë deri më 18 shkurt për Kuizin evropian për paratë, transmeton Portalb.mk.

Ky Kuiz, që organizohet nga Asociacioni bankar në Maqedoni, Banka Popullore në RMV dhe Komisioni për letra me vlerë,  në Maqedoninë e Veriut do të organizohet në gjuhën maqedonase dhe gjuhën shqipe, për të vazhduar pastaj në finalen evropiane ku marrin pjesë fituesit e vendeve të ndryshme, në gjuhën angleze.

“Ftojmë shkollat fillore dhe të mesme në Maqedoninë e Veriut për pjesëmarrje në garën ndërkombëtare – kuizi evropian për paratë. Ky kuiz është projekt i Federatës bankare evropiane për edukim financiar të nxënësve nga 13 deri 15 vjeç”, sqarojnë nga Banka Popullore, duke bërë te ditur që garat në nivel vendi do të zhvillohen virtual prej 21 deri 27 mars, në Javën Botërore të Parave.

Shkollat do të mund të aplikojnë në adresën [email protected] deri më 18 shkurt, duke pasur parasysh që nxënësit duhet të jenë të moshës prej 13 deri 15 vjeç.

Të dy fituesit do të përfaqësojnë Maqedoninë e Veriut në finalen që zhvillohet më 10 maj të vitit 2022 në Bruksel, garë ku tre vendet e para gjithashtu do të marrin mbështetje financiare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button