Ndryshojnë rregullat për hyrje e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut në Greqi dhe Holandë

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut gjatë udhëtimit për në Greqi dhe Holandë duhet të llogaritin në kufizimet e reja të përcaktuara nga autoritetet shtetërore në lidhje me parandalimin e virusit korona, transmeton Portalb.mk.

“Ministria e Shëndetësisë në Holandë e klasifikon Republikën e Maqedonisë së Veriut si “zonë me rrezik shumë të lartë”, që është një nivel më lartë se sa niveli i deritanishëm. Për të gjithë udhëtarët nga Maqedonia e Veriut të cilët udhëtojnë drejt Holandës do të vlejë rregulli i karantinës së detyrueshme. Nga ana tjetër, udhëtarët e vaksinuar (dy vaksina dhe me dozën e tretë-booster) që udhëtojnë nga vende me rrezik shumë të lartë nuk duhet patjetër të hyjnë në karantinë”, sqarojnë nga Ministria e Punëve të Jashtme.

Ministria sqaroi që prej 7 deri më 24 shkurt qytetarët e Maqedonisë së Veriut duhet të respektojnë kushtet e reja gjatë hyrjes në Greqi.

“Udhëtarëve nga vendet anëtare të BE-së dhe Marrëveshja e Shengenit, si dhe nga 33 vende të cilat nuk janë anëtare të BE-së, dhe që i janë bashkuar sistemit të certifikatave digjitale për KOVID të Bashkimit Evropian (European Union Digital Covid Certificate, EUDCC), mes të cilave është edhe Republika e Maqedonisë së Veriut u lejohet hyrja duke treguar certifikatë digjitale evropiane”, deklarojnë nga Ministria e Punëve të Jashtme.

Në njoftimin e Ministrisë, theksohet që certifikata e vaksinimit vlen prej 14 ditë nga doza e dytë deri në 9 muaj; ndërsa personat e vaksinuar me tre doza nuk kanë afat kohor.

“Certifikata Digjitale Evropiane për kalimin e  sëmundjes lëshohet katërmbëdhjetë (14) ditë pas testit të parë pozitiv dhe vlefshmëria e tij zgjat deri në njëqind e tetëdhjetë (180) ditë pas testit; ose rezultate negative nga një test laboratorik me PCR të kryer në shtatëdhjetë e dy (72) orët e fundit para mbërritjes së tyre në Greqi ose nga një test i shpejtë antigjen (rapid test) në afat prej njëzetë e katër (24) orësh para mbërritjes në Greqi”, janë mundësitë tjera sipas Ministrisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button