RMV, MASH demantoi se faqja e tyre është sulmuar nga hakerë grekë

Faqja e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës funksionon pa ndërprerje, nuk ka pasur hyrje të paautorizuar në uebsajt, dhe regjistrimet që janë postuar mbrëmë në Twitter për ndërhyrje të hakerëve nga Greqia, nuk janë të vërteta, tha zyrtari i MASH-it, njofton Portalb.mk.

Lajmi që u publikua në rrjetet sociale dhe që u përhap me shpejtësi, nuk është i vërtetë. Pamjet e paraqitura nga kamerat e sigurisë nuk janë nga ambientet e ministrisë. Apelojmë qytetarët që të mos bien në spekulime dhe të jenë të qetë sa i përket çështjes së mbrojtjes së të dhënave personale që kemi në dispozicion për nxënësit, studentët, stafin mësimdhënës e të ngjashme. Sistemet e MASH janë të mbrojtura në mënyrë adekuate, thonë nga MASH.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës bën me dije se pas kontrolleve të shërbimit të brendshëm përkatës së bashku me institucionet kompetente për trajtimin e incidenteve kompjuterike, nuk është konstatuar asnjë ndërhyrje në sistemet elektronike dhe bazat e të dhënave që disponojmë si institucion.

“Në ndërkohë, ne mbetemi në koordinim të vazhdueshëm dhe vazhdojmë të punojmë me të gjitha institucionet dhe organet përkatëse që punojnë në fushën e krimit kibernetik, me qëllim ngritjen e sigurisë së sistemeve elektronike në një nivel edhe më të lartë”, deklaruan nga MASH.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button