Pendarovski: Nuk shoh problem që ndonjë nga fqinjët të shfaq devotshmëri ndaj njërit prej gurthemelëve të shtetësisë tonë

Presidenti Stevo Pendarovski sot para Muzeut të Luftës Maqedonase ku do të hap ekspozitën “150 vjet nga lindja e Goce Dellçevit”, tha se festimin e përbashkët të kësaj dite nga delegacioni i Maqedonisë dhe Bullgarisë, pa vendim të marrë nga Komisioni i Përbashkët për Çështjet Historike dhe Arsimore, nuk e konsideron si presion ndaj komisionit, por akt të vullnetit të mirë nga të dyja palët për të ulur tensionet e nxitura nga bllokada e Bullgarisë ndaj integrimit evropian të Maqedonisë, njofton Portalb.mk.

“Nuk e di nëse në kuptimin formal ka vendim për përkujtim të përbashkët sepse kjo duhet të jetë një nga kompetencat e komisionit historik, por nuk shoh problem edhe nëse nuk është ashtu. Edhe para ekzistimit të komisionit historik, ne kemi bërë kremtime të përbashkëta të ngjarjeve dhe personaliteteve të caktuara, të monumenteve të ndryshme edhe në Bullgari edhe në Maqedoni edhe pa vendim të komisionit historik. Nuk shoh problem në atë që ndonjë nga fqinjët tanë të shpreh devotshmëri ndaj njërit prej gurthemelëve të shtetësisë sonë” tha Pendarovski.

Ndryshe në ora 13 në Shkup lule te varri i Goce Dellçevit vendosë edhe n Delegacioni bullgar i kryesuar nga Ministrja e Jashtme Bullgare Teodora Gençovska, së bashku me Ministren e Kulturës së Maqedonisë Bisera Kostadinova Stojçevska dhe Zëvendësministren e Punëve të Jashtme Fatmire Isaki.

“Qeveria e Maqedonisë së Veriut e mirëpret pjesëmarrjen e delegacioneve të Bullgarisë në kremtimin e 150 vjetorit të lindjes së, për ne, figurës më të rëndësishme historike për vendin tonë, me çka të dy vendet vazhdojnë me përpjekjet e tyre për intensifikimin dhe thellimin e bashkëpunimit të përgjithshëm dhe forcimin e mirëbesimit”, informuan nga qeveria.

Kjo nuk është hera e parë që politikanë nga të dyja vendet e nderojnë Dellçevin. Në vitin 2017 dhe 2019, ish-kryeministrat e Maqedonisë dhe Bullgarisë, Zoran Zaev dhe Bojko Borisov, vendosën lule te varri i Dellçevit në kishën e Shën Spasit në Shkup.

Ndryshe, Pendarovski, i cili sot vendosi lule te varri i Dellçevit, është pritur para kishës së Shkupit, Shën Spas, nga një grup njerëzish me fishkëllima dhe të bërtitura. Duke iu përgjigjur një pyetjeje gazetare për atë ngjarje, presidenti tha se është reagim normal në një demokraci.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button