Deri më 18 shkurt nxënësit mund të aplikojnë për Kuizin evropian për paratë që zhvillohet edhe në gjuhën shqipe

Nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme në Maqedoninë e Veriut do të mund të aplikojnë në garën e organizuar nga Asociacioni bankar në Maqedoni, Banka Popullore në RMV dhe Komisioni për letra me vlerë, transmeton Portalb.mk.

“Ftojmë shkollat fillore dhe të mesme në Maqedoninë e Veriut për pjesëmarrje në garën ndërkombëtare – kuizi evropian për paratë. Ky kuiz është projekt i Federatës bankare evropiane për edukim financiar të nxënësve nga 13 deri 15 vjeç”, sqarojnë nga Banka Popullore, duke bërë te ditur që garat në nivel vendi do të zhvillohen virtual prej 21 deri 27 mars, në Javën Botërore të Parave.

BP sqaroi që garat zhvillohet fillimisht në nivel vendi në gjuhën shqipe dhe maqedonase, për të vazhduar pastaj në finalen evropiane ku marrin pjesë fituesit e vendeve të ndryshme, në gjuhën angleze.

“Ekipi i përbërë nga dy nxënësit më të mirë në vend, do të përfaqësojë vendin në finalen evropiane, e cila do të zhvillohet më 10 maj të vitit 2022 në Bruksel”, sqarojnë nga Banka, duke theksuar që shkollat do të mund të marrin mbështetje financiare nëse marrin vendin e parë, të dytë ose të tretë.

Shkollat do të mund të aplikojnë në adresën [email protected] deri më 18 shkurt, duke pasur parasysh që nxënësit duhet të jenë të moshës prej 13 deri 15 vjeç.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button